“Fiona” kërcënon Kanadanë, meterologët paralajmërojnë “ngjarje historike, ekstreme”

Kanadaja po përgatitet të përjetojë ngjarjen më ekstreme të historisë së saj sa i përket katastrofave natyrore. Afrimi i uraganit Fiona ka vënë në alarm vendin, ndërsa në Japoni situata raportohet problematike si pasojë e tajfunit Talas që godit vendin.

“Fiona” kërcënon Kanadanë, meterologët

Banorët përgjatë bregut të Atlantikut të Kanadasë janë paralajmëruar nga zyrtarët që të përgatiten ndërsa Uragani Fiona po shkon drejt veriut pasi goditi Bermuda.

Qendra Kanadeze e Uraganeve paralajmëroi se Fiona, që pritet të arrijë në brigjet e Kanadasë deri të shtunën në mëngjes, mund të jetë "një ngjarje historike, ekstreme".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Autoritetet kanë paralajmëruar për përmbytje të mundshme bregdetare, ndërprerje të energjisë elektrike dhe kushte të rrezikshme drejtimi.

Të paktën tetë persona kanë vdekur vdekur deri tani nga ky uragan në Karaibe..

Parashikuesit kanadezë thanë se Fiona, që tani është një stuhi e kategorisë së tretë, po mbushte erëra maksimale të qëndrueshme deri në 195 km/h, megjithëse kjo parashikohet të zvogëlohet ndërsa arrin në tokë.

“Do të jetë dicka e keqe”, tha të premten kryeministri Justin Trudeau, i cili i këshilloi qytetarët që të qëndrojnë të sigurt dhe të dëgjojnë udhëzimet e autoriteteve lokale për 24 orët e ardhshme.

Paralajmërimet për stuhitë tropikale janë lëshuar për provincat e Atlantikut të Nova Scotia, Prince Edward Island, Newfoundland dhe Neë Brunswick, si dhe në pjesë të Quebec.

Ndërsa Meteorologët paralajmëruan të premten pasdite se Fiona do të jetë më e madhe se Juan dhe më e fortë se uragani Dorian i vitit 2019, i cili gjithashtu arriti në brigjet e Nova Scotia.

“Me siguri do të jetë një ngjarje historike, ekstreme për Atlantikun e Kanadasë,” thanë ata.

Ndërkaq, Tajfuni Talas iu afrua brigjeve të Japonisë, duke shkaktuar rrëshqitje dheu, duke i marrë jetën një personi, ndërkohë që disa të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërkohë një javë më parë 4 persona humbën jetën si pajojë e cikloni tjetër. Një burrë vdiq në Kakegawa, Prefektura Qendrore Shizuoka, pasi shtëpia e tij u përfshi nga një rrëshqitje dheu.

Në Hamamatsu, gjithashtu në prefekturën Shizuoka, një tjetër rrëshqitje dheu shkaktoi tre lëndime të lehta.

“Fiona” kërcënon Kanadanë, meterologët
Karaibe