"Dita e parë në punë", Mbreti Charles merr zyrtarisht detyrën
Mbreti Charles u fotografua për herë të parë me kutinë e tij të kuqe. Fotoja, e realizuar javën e kaluar, tregon mbretin e Mbretërisë së Bashkuar duke kryer detyrat zyrtare të qeverisë në Sallën e Madhe të shekullit të 18-të në Pallatin Buckingham .
Kutitë e kuqe përmbajnë dokumente nga ministrat e qeverisë si dhe përfaqësuesit e Commonwealth.
Dokumentet i dërgohen nga sekretaria private mbretit, kudo në botë, në një kuti të kuqe të mbyllur.
Këto përfshijnë dokumente që kërkojnë nënshkrime, dokumente informative dhe informacione për takimet e ardhshme.
Në foton e publikuar nga pallati, Charles është ulur në një tavolinë duke parë disa dokumente.
Në fakt, brenda kutisë së hapur ka dokumente dhe njëri prej tyre është i lidhur me fjongo.
Në sfond është një fotografi bardh e zi me kornizë të prindërve të tij, të cilën ata ia dhanë George VI në Krishtlindjet e vitit 1951.
BREAKING King Charles pictured with red box for the first time in new image of monarch at work https://t.co/pawTaHtIoH
— Mirror Breaking News (@MirrorBreaking_) September 23, 2022