Duma ruse do të shqyrtojë aneksimin e Ukrainës së pushtuar të enjten

Duma e Shtetit të Rusisë (dhoma e ulët) mund të debatojë të enjten e ardhshme, më 29 shtator, projektligjet që përfshijnë pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës në Rusi, njoftoi sot agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar një burim të paidentifikuar.

Moska filloi të premten mbajtjen e referendumeve për bashkimin me Rusinë në katër rajone të okupuara të Ukrainës.

Nisma e Moskës u dënua ashpër nga Kievi dhe Perëndimi.

Duke i konsideruar si referendume të rreme, ata u zotuan se nuk do t'i njohin rezultatet e tyre.

Votimi pritet të përfundojë të martën.