Çfarë po ndodh me internetin në Iran pas protestave?

Aktivistët në Iran po shprehin shqetësimin për ndërprerjet e internetit pasi nuk mund të hyjnë në mediat sociale.

Zemërimi i tyre për vdekjen e një vajze kurde në paraburgim, ka qarkulluar në internet për më shumë se një jave protestash.

Grupi i monitorimit të internetit NetBlocks, tha se Instagram dhe WhatsApp, dy nga mjetet kryesore të komunikimit në Iran janë kufizuar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

WhatsApp tha se po punonte për të mbajtur të lidhur përdoruesit iranianë.

Ndërprerja e internetit ka ardhur si pasojë e shpërthimit të protestave  për vdekjen e Mahsa Amini, 22-vjeçares , e cila vdiq ndërsa ishte në paraburgim nga policia për mosmbajtjen e duhur të shamisë.

Shumë prej qytetarëve iranian akuzuan Metën për shkëputjen e përdoruesve.

Një ndër arsyet e ndërprerjes sipas tyre ishin përmbajtjet që mbështesnin protestat iraniane.

“Njerëzit në Iran janë duke u shkëputur nga aplikacionet dhe shërbimet në internet. Shpresojmë që e drejta e tyre për të qenë online do të rikthehet shpejt”, shkroi në Twitter shefi i Instagramit Adam Mosseri.

Meta ka një ekip rishikuesish që flasin persisht, të cilët shikojnë dhe heqin përmbajtjen që shkel rregullat e tyre, shkruan BBC.