Putin nuk po bën bllof për armët bërthamore, thotë BE
BE-ja duhet t'i marrë seriozisht kërcënimet e presidentit Vladimir Putini, se ai mund të përdorë armë bërthamore në luftën me Ukrainë, ka thënë shefi i politikës së jashtme, shkruan BBC.
Josep Borrell tha se lufta ka arritur në një "moment të rrezikshëm".
Vërejtjet e tij vijnë pasi Rusia filloi një mobilizim të pjesshëm dhe synon të aneksojë katër rajone të Ukrainës.
“Sigurisht që është një moment i rrezikshëm dhe reagimi i Putinit duke kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore është shumë i keq”, tha Borrell.
Në një fjalim në fillim të kësaj jave, Putin tha se vendi i tij kishte "armë të ndryshme shkatërrimi" dhe do të "përdorte të gjitha mjetet në dispozicion"
“Kur njerëzit thonë se nuk është një bllof, duhet t'i marrësh seriozisht," tha zoti Borrell.
