Aktori kanadez dënohet me burg përjetë se vrau nënën e tij

Aktori kanadez Ryan Grantham është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u deklarua fajtor për vrasjen e nënës së tij, Barbara Waite, në vitin 2020.

24-vjeçari, i cili luajti Jeffery Augustine në dramën e adoleshentëve Riverdale, u dënua të mërkurën në Gjykatën e Kolumbisë Britanike në Vankuver.

Ai u deklarua fajtor për vrasje të shkallës së dytë, pasi fillimisht ishte akuzuar për vrasje të shkallës së parë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Prokurorët thanë se ai kishte planifikuar gjithashtu për të vrarë kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

Grantham pranoi se kishte qëlluar nënën e tij në pjesën e pasme të kokës ndërsa ajo luante piano në shtëpinë e tyre.

Në një video të marrë në kamerën e tij Go-Pro pas vrasjes, aktori filmoi trupin e nënës së tij duke thënë: "E qëllova në pjesën e pasme të kokës, për mos t’a kuptuar ajo se isha unë “.

Pasi piu birra dhe lëndë narkotike të llojit kabanis për orë të tëra pas vrasjes, ai ngarkoi në makinë e tij tre armë, municione, dhe u nis për në për rezidencën e Trudeau.

Por ai më pas shkoj dhe u dorëzua në polici duke i thënë një polici "Unë vrava nënën time".

Gjatë gjyqit, avokatët e tij thanë se ai kishte luftuar me ankthin dhe depresionin dhe se donte të vriste veten disa muaj para vrasjes së nënës së tij, shkruan BBC.