Mjekimi i gabuar i dentistes verbon dhe paralizon 4 vjeçaren, familja dëmshpërblehet me 95 mln $

Një familje nga Teksasi është dëmshpërblyer me 95 milionë dollarë pasi një gabim i dentistes e la vajzën e tyre katërvjeçare të verbër dhe të paaftë për të ecur apo folur.

Nevaeh Hall ishte një katërvjeçare e shëndetshme kur prindërit e saj e çuan në Stomatologjinë Diamond në Hjuston, Teksas për t'i mbushur disa dhëmbë dhe për t'i pastruar për shkak të prishjes.

Ndërsa prisnin me orë të tëra në dhomën e pritjes, vogëlushja e tyre filloi të kishte kriza.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por dentistja e saj, Dr Bethaniel Jefferson, nuk ngriti alarmin dhe vendosi ta trajtonte vetë në vend që të telefononte 911.

Vogëlushja Nevaeh përfundoi duke e shtruar në spital për dëmtime të rënda të trurit pasi organi vital kishte pasur mungesë oksigjeni.

Sipas avokatëve të familjes, Hall-it iu privua oksigjeni pasi pësoi një krizë për shkak të pesë llojeve të ndryshme të qetësuesve që iu dha nga dentisti.

Gjykata e Qarkut Shtetëror në Hjuston e shpalli Jefferson përgjegjëse për neglizhencën e saj të enjten. Avokati i familjes tha se juria zbuloi se Nevaeh, e cila tani është 10 vjeç, ishte frenuar dhe qetësuar duke shkelur protokollin gjatë vizitës.

Familja tha gjithashtu se Jefferson e mbajti Hall-in larg prindërve të saj pasi ajo po vuante kriza, shkruan Daily Mail.