Tifozët dhunojnë lojtarët e tyre. Shikoni mësymjen e fushës në Kolumbi (VIDEO)
Cali në Kolumbi nuk është një qytet i njohur vetëm për kartelin e famshëm të trafikimit të kokainës por edhe për skuadrën Deportivo Cali, një nga më të njohurat në Amerikën e Jugut.
Momentalisht, ekipi që ka fituar 10 tituj në Kolumbi, mban vendin e fundit në klasifikim dhe rrezikon rrëzimin një kategori më poshtë por këtë nuk arrijnë ta përtypin tifozët që mësyjnë në fushë për të kërkuar llogari.
Në transfertën e Kortulas, më shumë se 1 mijë tifozë miq nuk e pranuan humbjen turpëruese 2-0 dhe 10 minuta nga fundi sulmuan lojtarët e tyre pasi kaluan rrethimin e stadiumit. Një nga shënjestrat e tyre ishte edhe ish-sulmuesi i kombëtares, Theofilo Guiterrez.
Mira el mierdero en el Estadio de Tuluá de los hinchas del Deportivo Cali pic.twitter.com/Jc7aG3uYmu
— The League + (@LeagueOfi) September 21, 2022
