Gjiknuri dhe Alibeaj takohen me përfaqësues të ODIHR për reformën zgjedhore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2022, 19:55

Dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, zhvilluan sot një takim me përfaqësuesit e ODIHR-it.
Në një postim në facebook, Gjiknuri thotë se diskutuan mbi procesin e reformës, angazhimin e përbashkët për të rekuperuar kohën e humbur dhe ndihmën që do të mund të japë OSBE/ODIHR për komisionin.
