Daci: Sekuestro e RTV Ora ka përfunduar me 1 gusht, çdo bllokim tashmë është i paligjshëm
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, avokati Jordan Daci u shpreh se në drejtësi nuk mund të ketë mendime të ndryshme për faktet.
Ai tha se në raport me sekuestron e RTV Ora dhe Ora News, tashmë afati ka kaluar qysh më 1 gusht 2023, ashtu sikurse përcakton ligji.
Daci: Në shkencën e drejtësisë ligji lejohet deri aty ku nuk krijohet një normë e re. Por sot po krijohet një ligj i ri. Situata është dramatike. Me të vërtetë juristët kanë mendime të ndryshme, por mendimet përfundojnë kur flasim për afate dhe numra. Afatet janë vendosur aty për të parandaluar që ligj të marrë karakter subjektiv nga gjyqtarët.
Ne kemi dy afate që kanë kaluar; një që ka të bëjë me sekuestron pas 2 vitesh dhe që nuk ka problem me afatet. Sekuestrot kanë përfunduar me datë 1 gusht dhe çdo bllokim është i paligjshëm. Ka edhe një bllokim për 2-3 pasuri që janë bërë më vonë, por që nuk ka shumë rëndësi për totalin. Këtu nuk ka më siguri juridike.

