Muçi: Procesi nisi me shkelje, prokuroria kërkoi sekuestrimin e pasurive të Ndroqit pa asnjë verifikim të të ardhurave
Avokati, i zotit Ylli Ndroqi, Besnik Muçi, i cili po ndjek çështjen e sekuestrimit të pasurive të tij, përfshirë televizionet Ora dhe Ora News, thotë se procesi gjyqësor ka nisur me shkelje që në nisje të tij.
Në "Ora e Betit" ai tha se prokuroria kërkoi nga gjykata sekuestrimin e pasurive të tij pa bërë më parë asnjë verifikim në lidhje me të ardhurat.
Muçi: Është një proces që është ndjekur nga shkelje shumë të hapura, shumë të rënda ligjore që nga fillimi. Kam përvojë të konsiderueshme në zbatimin e ligjit Antimafia.Që në momentin e paraqitjes së kërkesës nga prokuroria gjykatës për sekuestrimin e pasurive ka një shkelje shumë të rëndë, e cila e merr në dhomë të këshillimit. Prokuroria ka paraqitur kërkesë për sekuestrimin e pasurive të zotit Ndroqi pa kryer asnjë verifikim në lidhje me të ardhurat e këtij personi. Ligji detyron që para se të paraqesësh kërkesë, prokuroria ka detyrimin të hetojë pasuritë dhe të ardhurat e këtij subjekti.Prokuroria deri në korrik të 2020 nuk kishte bërë asnjë verifikim mbi të ardhurat e Ndroqit.Vetëm të ardhurat nga rroga të zotit Ndroqi janë diku 500-600 mijnë euro.As këtë verifikim nuk e kishte bërë.
Zanafilla e gjithçkaje nisi që në momentin që zotit Ndroqi u bë subjekt i ligjit Antimafia përmes një dokumenti të falsifikuar për një arrestim të tij në Itali me 15.02.2015
Muçi: Jemi para një rasti të pastër falsifikimi dokumentash. Shteti shqiptar i ofroi prokurorisë dhe gjykatës një dokument me të cilin sillte faktin se Ndroqi ishte arrestuar në Itali. Janë hedhur poshtë përmes Interpolit, që zoti Ndroqi nuk është arrestuar në këtë datë. Ka pretendim se zoti Ndroqi ka pasur procedim penal në Itali. Nga dokumentet e marra nga autoritetet gjyqësore italiane, me Apostile, ku thonë se çështja është pushuar se fakti nuk ekziston. Në datën ku pretendohet arrestimi, Ndroqi ka qenë në Britaninë e Madhe. Shkeljet kanë vazhduar në mënyrë të panumërt.

