Sulmet kibernetike, NATO në ndihmë të Shqipërisë

Zëvendësndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurt z. James Appathurai u shpreh se Shqipëria do të ketë ndihmën dhe mbështetjen e NATO-s në lidhje me sulmet kibernetike që vendi ynë ka pësuar muajt e fundit nga Irani. Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi në Tiranë zyrtari i NATO-s tha se ai dhe ekipi i tij erdhën në Tiranë për të parë nga afër situatën si edhe për të bërë një koordinim më të mirë për të ndihmuar vendin tonë.

Një ekip i NATO-s ka mbërritur në Shqipëri, për të ndihmuar qeverinë në nivel politik dhe teknik pas sulmeve kibernetike.

Vizita vjen pas komunikimit të Kryeministrit Edi Rama me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Delegacioni i kryesuar nga zv.asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurt James Appathurai u takua fillimisht me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

Gjatë konferencës së përbashkët, ministri Niko Peleshi sqaroi qëllimin e vizitës së ekipit të Aleancës në vendin tonë.

“Aleatët tanë dënuan ashpër sulmet dhe dolën krah Shqipërisë nëpërmjet deklaratave të ndryshme apo dhe me afrimin e asistencës së specializuar në fushën kibernetike. Aktualisht pas afro 5 javësh punë intensive është bërë i mundur rikthimi i sistemeve dhe platformave të ndryshme në shërbim të qytetarëve të vendit tonë".

Ndërsa zv.asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurt James Appathurai u shpreh se në këtë rrugëtim Shqipëria nuk është e vetme, sepse NATO e mbështet.

Ai sqaroi se do të bëhet një koordimin mes Shqiprisë dhe NATOs, për të parë nevojat afatgjata që i nevojiten vendit për të ndërtuar një rrjet mbrojtjeje ndaj këtyre sulmeve kibernetike.

Pas takimit me ministrin e Mbrojtjes, ekipi i NATO-s kanë zhvilluar takimei edhe me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme, si dhe me përfaqësues të AKSHI-t.