Sekuestro e RTV Ora, Daci: Nuk kemi folur për 2 vite, se kishim besim te drejtësi, por tani ajo po anon

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, avokati Jordan Daci u shpreh se televizionet dhe avokatët kanë heshtur për këto 2 vite pasi ka besim te drejtësia.

Ai tha se tashmë ka një sërë vendimesh ku është anuar nga drejtësia dhe procesi ka vazhduar në kushte anormale.

Daci: Kemi dy vite që vazhdojmë këtë procedurë dhe nuk kemi thënë asgjë për këtë proces. Ne kemi përvojë dhe ndjesinë e një lloj detyre që vendi të ketë gjykata të pavarura. Prandaj kemi mbajtur një qëndrim që është mbështetur edhe nga z. Ndroqi që i është prekur pasuria.

Tani kemi vendosur që të flasim dhe kjo ka ndodhur pas një serie vendimesh, që tregonin për një luhatje të gjykatës nga drejtësia. Kemi dashur që procesi të vazhdojë dhe jo të shtyhet. Procesi ka vazhduar në kushte anormale. Ne kemi sjellë prova qysh në fillim dhe kemi kërkuar që të hiqet sekuestro, por gjykata lejoi që prokuroria të bëj ç’të dojë me aktin e ekspertimit dhe pas disa muajsh u përballëm me një akt që ishte në ajër komplet.