Shima: Sulm politik, nuk kemi të bëjmë me sekuestrimin e një kafeneje, por me sekuestrimin e një medieje
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, Brahim Shima, Drejtor Informacioni RTV Ora u shpreh se në rastin e RTV Ora nuk kemi të bëjmë me sekuestrimin e një kafeje, por me sekuestrimin e një medieje.
Ai shtoi se kjo është një betejë politike dhe ku pala politike nuk ka ndaluar asnjëherë së foluri në raport me median RTV Ora dhe Ora News.
Shima: Nuk kemi të bëjmë me sekuestrimin e një kafeneje, por me sekuestrimin e një medieje. Për ne është betejë politike dhe është nisur politikisht dhe pavarësisht se shumica e bordit ka qenë kundër daljes mediatike të kësaj çështjeje dhe është respektuar vendimi, por ama pjesa që është angazhuar politikisht në këtë proces nuk ka ndaluar asnjëherë së foluri dhe ne që jemi media na trajtojnë si kafene, gazetarët si njeri rruge që po gërmon dhe politika sulmo-sulmo dhe gërmo.
Vërtet që ne kemi qëndruar të qetë por pasojat kanë mbetur në media. Jam dakord që zoti Ndroqi është pronari I pasurive por mos harroni media nuk ka pronar. Pronari i medias është publiku. Dhe në momentin kur politika ndërhyn për të dhunuar një media, media nuk duhet të kishte pushuar.

