RTV Ora nën sekuestro jashtë afatit, Demalia: Veliaj fëlliqësirë, dinte vendimin e gjykatës para se të shpallej
Në një intervistë për Ora News, analisti Ilir Demalia u shpreh se në raport me çështjen e mbarimit të afatit të sekuestros së RTV Ora drejtësia dhe gjykata shkel ligjet e veta.
Ai tha se afati maksimal i sekuestros sipas ligji është 2 vite, ndërsa një afat i tillë tashmë kaluar prej disa muajsh, por drejtësia vazhdon të mos e zbatojë.
Demalia shtoi se bashkia Tiranë kërkon që të mbyllë një televizion dhe se Erion Veliaj foli para vendimit të gjykatës, duke thënë se ai kontrollon gjykata.
Demalia: Drejtësia dhe gjykata shkel ligjet e veta. Nuk kemi më gjykata që zbatojnë ligjet, por kemi ligjin e Maliqit, Erion Veliaj dhe Edi Rama. Ka marrë fund dhe e gjitha kjo bëhet me reformën në drejtësi, dhe kjo është pafytyrësia e ndërkombëtarëve. Ligji thotë se afati maksimal i sekuestros është 2 vite, ndërsa Ora del me përfitim sipas dokumenteve, por këta vazhdojnë. Me këtë shtet duhet të përballesh ballazi, por ky është një shtet që nuk ka më normalitet. Këta nuk pyesin më dhe po të munden kthehen njëlloj si në ’44, vijnë ta marrin TV-në.
Me çfarë të drejte ndyrësira e bashkisë së Tiranës akuzon një njeri dhe do që t’ia mbyllë TV-në dikujt kur gjykata nuk ka dhënë akoma një vendim? Çfarë është ky njeri, prokuror, hajdut, vrasës? Ky është një njeri që i ka bërë të gjitha fëlliqësirat në këtë tokë. si nuk ka një revoltë për këtë padrejtësi që i bëhet medies dhe gjithë njerëzve. Kur ia bëjnë një njeriu që është publik, imagjino të tjerëve. Del Veliaj dhe jep vendimin e gjykatës, pa dalë nga institucioni. Gjykatën e kontrollon Veliaj me paratë korrupsionit.
