Reali i përgjigjet Barcelonës, fiton derbin e kryeqytetit në 45 minuta lojë (VIDEO)

Derbi i Madridit shkon në llogarinë e Realit që e zgjidh që në pjesën e parë me golat e Rodrygos dhe Valverdes duke e bërë të pavlefshme rrjetën e Hermosos 7 minuta nga fundi.

Në “Wanda Metropolitano” skuadra e Carlo Ancelottit tregoi karakter duke kontrolluar pjesën e parë, pavarësisht euforisë së Atleticos që presoi lart që nga minuta e parë.

Pa Benzema në majën e sulmit por me Modric në superformë, “Los Blancos” e zgjidhën ndeshjen me dy aksione model që konfirmojnë faktin se Reali është një skuadër e frikshme kur gjen hapësira pasi vendos në punë krahët super të shpejtë, duke shkaktuar probleme për çdo kundërshtar.

Një fitore që i jep sinjal të qartë Barcelonës dhe e zbret skuadrën katalanase nga vendi i parë duke projektuar sërish një duel “El Clasico” në distancë.