Burri saudit martohet me 53 gra, është në kërkim të partneres perfekte
Një burrë 63-vjeçar saudit i cili është quajtur 'poligamisti i shekullit' pretendon se është martuar gjithsej 53 herë.
Ebu Abdullah këmbëngul se martesat e tij të shumta kanë qenë në ndjekje të 'stabilitetit dhe paqes shpirtërore' në vend të 'kënaqësisë personale'.
Abdullah u martua për herë të parë në moshën 20-vjeçare dhe martesa e tij më e shkurtër zgjati vetëm 24 orë.
Sipas Gulf News, gazeta angleze më e shitur në Emiratet e Bashkuara Arabe, Abdullah tha se tani e ka gjetur 'të duhurën' dhe nuk ka më plane për t'u rimartuar.
“Kur u martova për herë të parë, nuk kisha në plan të martohesha me më shumë se një grua, sepse ndihesha rehat dhe kisha fëmijë. Por pas një kohe, problemet ndodhën dhe vendosa të martohem përsëri kur isha 23 vjeç."
Ai zbuloi se gruaja e tij e parë ishte më e madhe se ai, duke shpjeguar:
“Unë u martova me 53 gra për periudha të gjata. E para ishte kur unë isha 20 vjeç dhe ajo ishte gjashtë vjet më e madhe se unë.”
Ai gjithashtu rrëfeu se ndonjëherë martohej me gra jashtë vendit kur ishte larg për udhëtime pune për tre deri në katër muaj për të shpëtuar veten nga mëkati.
