Nëntë milionë njerëz u detyruan të evakuohen në Japoni pasi super-tajfuni godet ishullin
Autoritetet u kanë bërë thirrje miliona njerëzve që të evakuohen në Japoni pasi ishulli u godit nga një prej tajfuneve më të fortë të regjistruar ndonjëherë.
Civilët po detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre pasi super-tajfuni u bë vdekjeprurës, duke vrarë të paktën dy persona deri më tani.
Tajfuni “Nanmadol” goditi Japoninë mëngjesin e së dielës së kaluar (18 shtator) dhe solli me vete erëra të forta deri në një shpejtësi marramendëse 233 km/h.
Numrat e evakuimeve janë rritur nga 4 milionë njerëz në mbi 9 milionë orët e fundit.
Super-tajfuni goditi për herë të parë Japoninë pranë qytetit të Kagoshima, i cili banon në ishullin Kyushu - një nga katër ishujt që përbëjnë trupin kryesor të Japonisë.
Më pas ai udhëtoi nga Kyushu deri në Honshu mëngjesin e djeshëm (19 shtator) duke lënë një gjurmë shkatërruese rrugësh të përmbytura, shtëpi të rrënuara dhe ndërtesa të shkatërruara.
Me shirat e dendur shkatërrues që arrijnë deri në 50 cm në disa zona të shoqëruara me erërat mjaft të forta për të shkatërruar infrastrukturën e zonës - miliona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Organizata Botërore Meteorologjike ka lëshuar një deklaratë të dielën (18 shtator) në të cilën e quajti fatkeqësinë natyrore "një nga tajfunet më të fortë të parë ndonjëherë".
