Politikanët gjermanë të ekstremit të djathtë akuzohen për "udhëtim propagandistik" pro Putinit
Politikanët nga një parti e ekstremit të djathtë në Gjermani, të cilët janë për një vizitë në Rusi dhe planifikojnë të udhëtojnë në Ukrainën lindore të pushtuar nga Rusia , janë akuzuar se kanë mbështetur luftën e Vladimir Putinit dhe se kanë ndërmarrë një "udhëtim propagandistik".
Pesë politikanët e Alternative für Deutschland (AfD) thanë se qëllimi i tyre ishte të shikonin vetë në vend situatën humanitare.
Instituti Robert Lansing me qendër në SHBA për Studimet e Kërcënimeve Globale dhe Demokracisë (IGTDS), i cili e përshkruan veten si një organizatë jopartiake dhe jofitimprurëse kërkimore për politikat publike, tha se udhëtimi po zhvillohej nën kujdesin e shërbimit sekret ushtarak rus. anëtarët e të cilëve do të shoqëronin politikanët në Donbas. Instituti ishte i pari që publikoi informacionin.
Luftime të rralla mes palestinezëve dhe policisë
20 Shtator, 17:34
Sipas IGTDS, vizita e politikanëve do të zhvillohej mes 20 dhe 28 shtatorit. Ata duhej të fluturonin në qytetin port rus të Rostov-on-Don dhe të udhëtonin prej andej në rajonin e okupuar të Donbasit.
AfD ka një reputacion për qëndrimin e saj pro-rus, ndonjëherë edhe pro-Putin. Politikanët udhëtues janë të njohur për mbështetjen e tyre për ruajtjen e marrëdhënieve gjermano-ruse pavarësisht luftës, duke përfshirë heqjen e sanksioneve kundër Rusisë.


