"Uragani Fiona", dy të vdekur dhe qindra të evakuuar në Puerto Rico

Uragani Fiona që ka prekur ishujt e Karaibeve, sëfundmi ka goditur Puerto Ricon do lënë dy të vdekur dhe qindra njerëz janë lajmëruar për evakuuim. Ishulli ka mbetur pa energji elektrike teksa parashikimet e sinoptikanëve shkojnë në përcaktimin e dytë më të lartë të uraganit në kategorinë e katërt.

Uragani Fiona po vazhdon të forcohet me shpejtësi duke kërcënuar jetët e njerëve  në pjesë të Karaibeve.

Sipas sinoptikanëve amerikanë, stuhia e katëgorisë së 2 aktualisht me shpejtësi prej 175 km/  mund të bëhet edhe më keq në kategorinë e katërt - përcaktimi i dytë më i lartë.

Shiu I dendur dhe me erë goditi Puerto Rikon, ku të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe 90% e ishullit ka mbetur pa energji elektrike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Presidenti i Republikës Domenikane thotë se dëmi atje është "i konsiderueshëm".

Luis Abinader ka shpallur tre provinca lindore si zona katastrofike, mes paralajmërimeve nga qendra kombëtare e uraganëve (NHC) për "reshje të dendura dhe përmbytje të menjëhershme kërcënuese për jetën" në zonat lindore.

Qindra njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre dhe mijëra mbetën pa energji elektrike.

NHC gjithashtu paralajmëroi për kërcënimet e vazhdueshme për jetën në Porto Riko për shkak të "përmbytjeve katastrofike".

Fiona mbërriti atje të dielën, duke shkaktuar jo vetëm përmbytje, por edhe rrëshqitje të gjerë dheu dhe balte.

Presidenti i SHBA Joe Biden u zotua të rrisë mbështetjen për ishullin pas një bisede me guvernatorin.

Uraganit pritet të lëvizë pranë ishujve më lindorë Turks dhe Caicos.

Stuhia parashikohet gjithashtu edhe në Bahamas, ndërsa njerëzit në Bermuda janë këshilluar të monitorojnë përparimin e Fionës.

"Uragani Fiona", dy të vdekur dhe qindra të evakuuar në