Ukraina hakeron të dhënat e batalionit rus: Hakmarrja e pashmangshme, çdo xhelat do të mbajë përgjegjësi

Ndërkohë që Rusia mund të mohojë abuzimet dhe ekzekutimet e grupit të civilëve, trupat e të cilëve u zbuluan në varrin masiv në qytetin Izyum, të çliruar së fundmi nga forcat ukrainase, Kievi ka kryer një tjetër denoncim.

Departamenti i Hetimit i Policisë Kombëtare të Ukrainës thotë se në stacionin e policisë Izyum, të cilin ushtria ruse e shndërroi në bazën e saj, si në qytetet e tjera në rajonin e Kharkiv, rusët ngritën një burg dhe një dhomë torture dhe se hetuesit gjetën "kabllo elektrike" midis mjeteve të tjera që përdoreshin për dhunimin e të burgosurve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Në dhomat e errëta të bodrumit, njerëzit do të kalonin disa javë ose muaj”, raportohet gjithashtu nga hetuesit në Policinë e Ukrainës.

Por, një tjetër njoftim i rëndësishëm vjen nga Ministri i Transformimit Dixhital në Kiev, Mikhail Fedorov, i cili thotë se ushtria kibernetike e Ukrainës ka marrë të gjitha të dhënat personale të mercenarëve të Kompanisë Ushtarake Private (ruse) Wagner, duke hakuar faqen e tyre.

“Çdo xhelat, vrasës dhe përdhunues do të përballet me dënim të rëndë. Hakmarrja është e pashmangshme!" njofton Kievi.

Nderkaq Fshati Bilohorivka në rajonin e Luhansk tani është tërësisht nën kontrollin e Ukrainës.

Lajmi bëhet i ditur përmes një postimi në Telegram nga Sehiy Haidai, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk.

Haydai u kërkoi ukrainasve që të jenë të durueshëm me operacionin e tyre për të çliruar qytetet dhe fshatrat në rajonin e Luhansk, duke thënë se po rezulton të jetë një operacion “shumë më i vështirë” sesa çlirimi i Kharkiv