Erdogan i kërkon ndihmë Putin, mediat greke: Takimi me qëllim fitimin e zgjedhjeve të ardhshme
Media greke raprotojnë se për shkak të krizës energjitike dhe ekonomike që ka përfshirë Turqinë, presidenti Erdogan i ka kërkuar homologut rus Vladimir Putin ndihmë në fushatwn pwr zgjedhjet e ardhshme.
“Erdogan i kërkon ndihmë presidentit rus Vladimir Putin për të fituar zgjedhjet”, kështu shkruajnë mediat greke.
Duke u përballur me sfida serioze në zgjedhjet e ardhshme mes një ekonomie të trazuar, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i është drejtuar Rusisë për ndihmë në rritjen e rezervave të parave, rehabilitimin e imazhit të tij të dëmtuar dhe për t’u ofruar konsumatorëve lehtësim me ulje të çmimit të energjisë.
Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga një turne në Ballkan javën e kaluar, Erdogan zbuloi negociatat e vazhdueshme me presidentin rus Vladimir Putin për një ulje të çmimit të gazit natyror.
Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga një turne në Ballkan javën e kaluar, Erdogan zbuloi negociatat e vazhdueshme me presidentin rus Vladimir Putin për një ulje të çmimit të gazit natyror.
“Rusia nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj nesh. Unë pata një bisedë me të për çmimin e dërgesave të gazit,” u tha ai gazetarëve duke shtuar:
“Nëse ai i qaset kësaj pozitivisht, atëherë ky do të ishte ‘creme de la crème’ sepse qëllimi ynë është të ofrojmë sa më shumë energji elektrike dhe gaz natyror për qytetarët tanë me kushte më të favorshme."
Popullariteti i Erdoganit ka ardhur në rënie në Turqi dhe Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka humbur mbështetjen sipas sondazheve, kryesisht për shkak të rritjes së inflacionit dhe papunësisë së lartë, veçanërisht tek të rinjtë, dhe rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë
