Erdogan: Putin ka gatishmëri për t'i dhënë fund luftës
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se beson që lideri rus, Vladimir Putin është duke kërkuar t’i japë fund luftës që ka nisur në Ukrainë dhe se “një hap i rëndësishëm” do të bëhet.
Erdogan tha se kjo përshtypje erdhi nga bisedimet e fundit me Putin, teksa ai dëshironte "t'i jepte fund kësaj sa më shpejt të jetë e mundur". Ukraina ka rimarrë disa pjesë të territorit të saj këtë muaj.
Udhëheqësi turk tregoi se gjërat ishin "mjaft problematike" për Rusinë.
Erdogan foli për "diskutime shumë të gjera" me Putinin në një samit në Uzbekistan javën e kaluar.
Në një intervistë me transmetuesin amerikan PBS, Ertogan tregoi tha se kishte krijuar përshtypjen se Putin do ti jap fund luftës Ukrainë-Rusi.
"Ai në fakt po më tregoi se është i gatshëm t'i japë fund kësaj sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo ishte përshtypja ime, sepse mënyra se si po shkojnë gjërat tani është mjaft problematike," tha Erdogan.
Ai tha gjithashtu se 200 "pengje" do të shkëmbehen së shpejti midis dy palëve. Ai nuk dha detaje të mëtejshme se kush do të përfshihej në një shkëmbim të tillë të burgosurish.
