Ceremonia mortore e Mbretëreshës, historia e kurorës me 2800 diamante, perla, safirë e smeraldë mbi arkmortin e saj
Varrimi i Mbretëreshës Elizabeth II po zhvillohet ditën e sotme, Në Britaninë e Madhe.
Monarkja më jetëgjatë e Britanisë vdiq në moshën 96 vjeçare ndërsa gjatë ceremonisë mortore sot vëmendje nga e gjithë bota ka tërhequr kurora ngjyrë vjollcë që qëndron mbi arkmortin e saj.
Ajo është një nga kurorat më të famshme të familjes mbretërore britanike dhe vlera e saj është e paçmuar. Më konkretisht, ajo është e stolisur me 3000 gurë të çmuar, ndër të cilët janë 2868 diamante, 273 perla, 17 safirë, 11 smeraldë dhe 5 rubin.
Kurora Perandorake u bë në vitin 1937 për kurorëzimin e Mbretit George VI - babait të Elizabeth dhe ishte projektuar për të qenë më e lehtë dhe më e përshtatshme se kurora që zëvendësoi. Kurora perandorake peshon 1.06 kilogramë.
Vihet re se gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar, Elizabeth mbante kurorën një herë në vit. Në veçanti, ajo e vendoste atë çdo vit për hapjen e Parlamentit, ndërsa ishte ulur në një fron të artë dhe lexonte planet legjislative të qeverisë për vitin e ardhshëm.
Në fakt, katër vite më parë, në vitin 2018, Elizabeth bëri shaka për peshën e kurorës.
Ajo kishte thënë konkretisht se nuk mund të shikonte poshtë dhe të lexonte fjalimin e saj, por duhej të ngrinte pak kartat që të mos thyente qafën.
“Ka disa të meta në kurorat, edhe pse janë gjëra mjaft të rëndësishme”, tha ajo.
Sipas BBC , në vitin 2019, u përdor një diademë më e lehtë dhe në vitin 2021, hera e fundit që mori pjesë në ceremoni, ajo nuk kishte veshur fare diademë.
