Franca do të ndalojë eksportin e energjisë në Itali: Parisi fik dritat e Luvrit dy orë më herët

Italia mund të detyrohet të qëndrojë pa energji elektrike franceze për disa vite, nga ku importon 5% të nevojave vjetore.

Këtë e bën të ditur La Repubblica, e cila i referohet një komunikimi të lëshuar nga Edf, gjiganti francez i energjisë elektrike, me operatorët e rrjetit italian dhe me Ministrinë e Tranzicionit Ekologjik.

Ndërkohë, Franca vijon të zbatojë një sërë masash kundër energjisë së shtrenjtuar. Pas Kullës Eifel në Paris dhe Hotel de Ville në Versajë, edhe piramida e Luvrit do të jetë në errësirë: dritat që ndriçojnë monumentin do të fiken në orën 23:00.

Vendimi është bërë i ditur nga ministri i Kulturës Rima Abdul Malaku. Një masë që pason masa të ngjashme të vendosura nga kryebashkiaku i kryeqytetit francez Anne Hidalgo.