E varur nga Kina/ Rusia në nevojë prej sanksioneve, kinezët tregohen të matur
Ndërsa Rusia ndodhet e angazhuar totalisht në luftën në Ukrainë, kinezët kanë zgjedhur që të fuqizojnë ndikimin e tyre në Azinë Qëndrore dhe të çojnë përpara agjendën e tyre të “Rrugës së Mëndafshit”. Ndërsa Rusia ka nevojë të madhe për mbështetje për shkak të sanksioneve të forta perëndimore, kinezët po tregohen të matur në këtë pikë.
Sanksionet e forta perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës kanë ndikuar shumë në ekonominë ruse.
Firma të shumta ndërkombëtare janë larguar dhe janë bllokuar shumë operacione bankare, që ka sjellë edhe probleme me papunësinë dhe ekonominë ruse.
Gjiganti aziatik, Rusia, një nga vendet më të mëdha në botë dhe me pasuri të pafundme natyrore, i ka hedhur sytë në Lindje për të bërë tregëti me dy gjigantë të tjerë aziatikë – Indinë dhe Kinën.
Ndërsa Rusia është e zënë me luftën në Ukrainë, Kina po zgjeron influencën e saj në Azinë Qëndrore.
Në samitin e fundit të Shangait kinezët u treguan disi të ftohtë me rusët. Analistët shkruajnë se kinezët nuk duan të bëjnë të njëjtin gabim të evropianëve duke krijuar varësi energjetike nga Rusia, ndaj lideri kinez nxiti marrëdhënie më të ngushta me me Kazakistanin e pasur me naftë, gjatë udhëtimit të tij në Azinë Qendrore.
Vetëm pas kësaj vizite zyrtare, lideri kinez u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Samarkand të Uzbekistanit.
Kina është blerëse e madhe e naftës dhe gazit rus por po tregohet e matur me aleatin aziatik.
Evropa ndërkaq, ku Putini shpresonte që ta përdorte si armë energjitikën, është bashkuar në politikat e saj dhe ka ndikuar në uljen e çmimit të gazit dhe naftës në nivel ndërkombëtar.
Strategjia ekonomike e Putinit është në vështirësi.
