Pamje të rënda/ I rëshkiti dora gjatë numrit, akrobatja bie 16 metra poshtë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 19 Shtator 2022, 12:27
Një akrobate është lënduar gjatë një numri pasi dora i rrëshkiti duke rënë poshtë në tokë.
Tatyana Zolotukhina po performonte me bashkëshortin e saj Sergey Zolotukhin, 34 vjeç, kur nuk arriti ta kapte dorën e tij duke rënë 16 metra poshtë.
Pas skenës që ndodhi në sallë shpërthyen britmat dhe më pas një heshtje e zymtë.
Bashkëshorti i saj njëkohësisht dhe partneri në numër nxitoi ti jepte ndihmë ndërsa shpejt mbërriti dhe ndihma e shpejtë.
Vajza u konstatua me fraktura në trup ndërsa u transportua në spital.
Ajo theu kyçin e dorës dhe ndërsa frika më e madhe ishte rreziku i ndonjë thyerje e shtyllës kurrizore.