Paratë ruse trazojnë fushatën në Itali, mund të dëmtojnë partitë e djathta që pritet të fitojnë javën tjetër

Zbulimi i inteligjencës amerikane për paratë ruse që janë shpërndarë nëpër 24 vende nga Rusia që prej vitit 2014 kanë shkaktuar alarm në Itali ndërsa vendi shkon në zgjedhje të dielën e ardhshme.

Një javë përpara zgjedhjeve të 25 shtatorit, dyshimet për ndikimin rus mund të dëmtojnë forcat e djathta të cilat janë favorite për të fituar të dielën e ardhshme.

Rasti ka të bëjë me zbulimin e inteligjencës amerikane të një dosjeje e cila nxori në dritë se disa parti në 24 vende të globit kanë marrë rreth 300 milionë dollarë që nga viti 2014.

Edhe pse Departamenti i Shtetit konfirmoi se disa lëvizje politike kanë marrë para nga Moska ngurrojnë që t’i bëjnë ato publike duke i lënë vend dyshimeve dhe mohimeve.

Koalicioni i krahut të djathtë i udhëhequr nga Georgia Meloni e Fratelli d’Italia është në rrugën e duhur për të fituar një shumicë komode në zgjedhjet e së dielës.

Kreu i së djathtës ekstreme, Lega Matteo Salvini i cili ka një marrëveshje bashkëpunimi me partinë Rusia e Bashkuar që mbështet presidentin Putin deklaroi se kurrë nuk kishte marrë para nga Moska.

Po kështu kreu i Lëvizjes 5 Yjet e cila drejtohet nga ish-kryeministri Giuseppe Conte.

Kjo forcë e cila e ka kundërshtuar idenë e dërgimit të armëve në Ukrainë tha se ata nuk kanë asnjë lidhje me skandalin e financimit rus.

Megjithatë ai pranoi se lajmet mund të dëmtonin fushatën elektorale të kësaj partie.

Politikanët e krahut të majtë kërkuan që çdo individ dhe parti e përfshirë të përmendet përpara votimit.

Para nga Moska ka marrë edhe Partia Demokratike në Shqipëri ndërsa lëvizja drejtohej nga Lulzim Basha.