A do të përdorë Rusia bomba atomike? Bideni apel Putin: “Mos! Mos! Mos!”

Shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte një apel për homologun e tij rus Putin që të mos përdorë armatim bërthamor në Ukrainë. Pas tërheqjes së rusëve nga Khrakivi, analistët ndërkombëtarë janë të shqetësuar për mundësinë e përdorimit të armëve taktike bërthamore.

Tërheqja e rusëve nga hapësirat e pushtuara në Ukrainë ka sjellë në vëmendje paralamërimet e ushtarakëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë për një përdorim të mundshëm të armëve atomike në fushëbetejë.

Që në krye të herës, mediet më të rëndësishmë ndërkombëtare do të shkruanin se një dështim i Putinit në Ukrainë, mund të sillte vendimin për të përdorur armët atomike.

Kjo temë është kthyer sërish në vëmendje ndërsa Ukraina përparon në marrjen e territoreve me armatimin e sofistikuar të NATO-s.

Një paralajmërim për përshkallëzim të konfliktit ku do të kemi përballë Amerikën dhe Rusinë, e ka bërë edhe diplomati i shquar Henry Kissinger.

Palët, amerikanët dhe rusët kanë dalë nga traktatet ndërkombëtare të armëve bërthamore ndërsa luftime në Ukrainë janë zhvilluar edhe afër centraleve bërthamore.

Kur presidenti Joe Biden dhe udhëheqësi rus Vladimir Putin u takuan ballë për ballë vitin e kaluar, thanë se Uashingtoni dhe Moska mund të bashkëpunojnë për çështjet bërthamore. Por një vit më vonë, kur palët po përballen në Ukrainë, një bashkëpunim i tillë është në fije të perit.

Deri më tani nuk ka shenja për mudësinë e përdorimit të armëve taktike bërthamore, por Kremlini ka thënë më herët se në rast rreziku ekzistencial Rusia nuk do të ngurrojë t’i përdorë ato.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë arsenalet më të mëdha bërthamore në botë. Edhe gjatë Luftës së Ftohtë, Uashingtoni dhe Moska ishin në gjendje të bashkëpunonin për mënyrat për të shmangur një fatkeqësi atomike.

Presidenti amerikan Biden apeloi homologun e tij rus të dielën që të mos përdor arsenal bërthamor në fushëbetejë. “Mos. Mos. Mos.”- ishte apeli i shefit të Shtëpisë së Bardhë.