Rifillon ‘aksioni’ anti-Orban, Komisioni Evropian ‘kërcënon’ Hungarinë me shkurtim fondesh

Mosmiratimet e sanksioneve anti-ruse nga Viktor Orban do t’i kushtojnë Hungarisë rrezikun e shkurtimit të fondeve në miliarda euro nga Komisioni Evropian. Kreu i qeverisë i cilëson veprimet e Brukselit si të motivuara politikisht.

Komisioni Evropian të dielën propozoi pezullimin e 65% të fondeve të alokuara për Hungarinë sipas tre programeve të BE-së rreth shqetësimeve të rregullave të ligjit por gjithsesi la të hapur terrenin për kompromise të mundshme që do të lejonin Budapestin të mbante paratë.

Sipas komisionerit të Buxhetit Johannes Hahn, Pezullimi i propozuar do të kapte vlerën e rreth 7,5 miliardë eurove.

Vendimi i sotëm është një demonstrim i qartë i vendosmërisë së Komisionit për të mbrojtur buxhetin e BE-së dhe për të përdorur të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të siguruar këtë objektiv të rëndësishëm.

Hahn tha se Hungaria është angazhuar për 17 masa reformuese.

Ndërsa vlerësoi ndryshimet e propozuara, ai nënvizoi se mekanizmi i sundimit të ligjit të BE-së nuk është bërë dhe se nëse Budapesti nuk i përmbush premtimet e tij, Komisioni mund të rifillojë procesin.

Për më shumë se 12 vjet, qeveria e kryeministrit hungarez Viktor Orban ka qenë pre e kritikave nga mbikëqyrësit, grupet e shoqërisë civile dhe organet evropiane.

Kritikët pretendojnë se partia në pushtet e zotit Orban po ndikon mbi gjyqësorin, kontrollin e medies dhe se ka kryer korrupsion në shkallë të gjerë.

Megjithatë theksojmë se pas pretendimeve të këtyre organeve, Hungaria pritet të lërë mbrapa Gjermaninë dhe Francën për rritje ekonomike për vitin 2022.

Po ashtu rikujtojmë se 5% më shumë e popullit hungarez votoi për partinë e Viktor Orban në zgjedhjet e fundit të prillit gjatë këtij viti duke marrë një mandat të katërt të paprecedentë.