Nuk u përshtat mirë te Partizani, Marku tregon sekretin e formës së mirë te Vllaznia: Ndikon fanella

Herald Marku ka dhënë një interviste në emisionin “Ora Sport“ në “RTV ORA”.

Futbollisti shkodran ndihet i kënaqur për tre pikët e marra pasditen e sotme kundër Kastriotit.

Pas humbjes me Egnatian skuadrës i nevojiteshin vetëm pikët.

I pyetur në lidhje me faktin se me Vllazninë luan më mirë se në ekipet e tjera, Marku është shprehur se ndikon fanella që mban veshur.

“Ishte një gol shumë i shpejtë. Janë gola që të japin shumë moral, sepse e fillon ndeshjen në avantazh. Por ndonjëherë edhe të bën që të luash pak me frikë, pasi kërkon të ruash rezultatin dhe nuk i dihet se si shkon. Por sot ia dolëm dhe morëm 3 pikët. Ndikon diçka që luaj më mirë në Shkodër? Më ndikon bluza. Nuk e di, më rri më bukur më thonë.”

Vlerësimin që marr këtu në Shkodër, si nga tifozëria, nga stafi, gjithashtu dhe nga djemtë e ekipit, thot se e bënë të ketë më tepër besim.

“Ka qenë një shtysë shumë e madhe, sepse këtu njerëzit jetojnë me futbollin. Ekipi duhet të jetë më i fortë, me karakter më të fortë. Sot fituam 1-0 dhe ndoshta kishim më shumë nevojë për pikët se sa për lojën e bukur. Duke marrë pikët ekipi fiton besim dhe ka vazhdimësi”, tha Herald Marku.