Rama: PD ka qenë një e tërë dhe financimeve ruse ja kanë vënë gjoksin të gjithë, do dëgjoni akoma të tjera
Kryeministri Edi Rama thotë se financimet ruse në Partinë Demokratike janë fakt dhe se nuk janë bërë vetëm nga një person.
“Partia Demokratike ka qenë një e tërë dhe financimeve ruse ja kanë vënë gjoksin të gjithë. A nuk e keni dëgjuar ju nga të gjithë ata që sot po na dalin më antirus se vetë amerikanët që nuk ka financime ruse, që ky është një trillim. A e keni dëgjuar ju që ambasadori amerikan, paraardhësi ju ka vajtur dhe ju ka vënë dosjen përpara dhe këta i kanë dhënë përgjigje që ky është trillim. A e keni parë ju që ambasadori i mëparshëm amerikan është sulmuar nga të katërta anët. Pse nuk i bëni këto lidhje ju? Kush e ka sulmuar?! E kam sulmuar unë?! Pse nuk i bëni këto lidhje? Pse i ndani tani këto? Pse bini ju kaq kollaj në këtë kurth? Si ka mundësi që ju tërheqin për hunde kaq kollaj?"
Gjithashtu Rama thotë se prokuroria nuk ka hetur dhe se ka shumë të tjera për të dëgjuar.
"Financimet ruse janë fakt. Duhet të ishin zbardhur dhe duhet të ishin ndëshkuar me kohë. Financimet ruse nuk janë bërë thjesht nga një person. Janë bërë bashkë dhe të jeni të sigurt që do të dëgjoni akoma gjëra të tjera, por që të më thoni mua tani që a duhet ta marr sekretarin e shtetit, çfarë ti them sekretarit të shtetit?
T’i them që Prokuroria shqiptare nuk ka bërë asgjë, tani si do ia bëjmë kësaj pune? Ai është fakt, ju keni dëgjuar me gojën hapur shpjegime për Diasporën shqiptare që u mblodh për të shpëtuar Vatanin dhe mblodhi lekët dhe i dërgoi pa emra dhe faktikisht, nuk e kam fare me ju as me televizionin tuaj, po flas për median sepse e kam shumë të qartë sot sikur e jetoj sot se cfarë qëndrimi ka mbajtur pjesa më e madhe e mediave, cfarë qëndrimi ka mbajtur media e atij zotërisë përpara që kishte halli ne të rinjve që po ikin. Kështu që, financimet ruse aty i keni, merrini, investigojini dhe është shumë e thjeshtë. Gjejini ata shqiptarët që janë mbledhur për të shpëtuar Vatanin në Amerikë dhe kanë sjellë 500mijë dollarë me cantë. Gjejini ata dhe zgjidheni këtë punë"
Rama tha se financimi rus është denoncuar prej kohësh nga PS
Edi Rama: Çfarë kërkoni sot? Patjetër. Po në televizionin tuaj ka dalë Lulzim Basha dhe iu ka treguar një përrallë me 500 aksionerë nga Diaspora që i lindi në zemër të mblidhnin para apo që nuk vunë emrat dhe po në televizionin tuaj ka dalë dhe cfarë nuk iu ka treguar. Pse nuk u habitët ju atëherë? Apo ishte më kollaj që tia linit taulant Ballës, Erion Braçes dhe Elisa Spiropalit? T’ia linit Spiropalizimit të Partisë Socialiste?
Ky është fakti, ja ku jemi sot por nuk është vetëm kjo. Shumë shpejt do tiu duhet të habiteni edhe për gjëra të tjera, jua them unë sot këtu, do tiu duhet të habiteni. Keni çështje të tjera që janë aty që ulërasin, do habiteni dhe do vini prapë të thoni “Po mirë, nuk ke pasur ti gisht që i ke mbyllur këto, apo i ke shtyrë këto apo i ke bërë”? Cfarë duhet të bëj unë, cfarë mund të bëjmë ne më shumë se kaq? Cfarë mund të bëjmë