"TEC-et lundruese në Vlorë", Rama: Nuk kemi shtuar ca teneqe, por fuqi energjetike

Në komunikimin online me gazetarët, kryeministri Edi Rama foli dhe për dy TEC-et lundruese që kanë ardhur në Vlorë, nga një kompani e huaj për prodhimin e energjisë elektrike.

Sipas tij ato do të prodhojnë rreth 300 Më energji elektrike për 2023 duke ndihmuar në përballimin e krizës.

"Jo vijnë nga Bangladeshi, jo do të helmojnë Vlorën, ku di unë se çfarë’. E vërteta është që ato kanë ardhur sepse janë pronë e kompanisë amrikane ‘Excelerate Energy’.

Do të kemi 100 megavat plus në fund të vitit 2023 dhe 200 të tjera plus, domethënë 300 megavat do të prodhojë vetëm ai termocentral.

Plus këto dy termocentrale lundruese janë termocentrale të cilat do të na japin 114 mega, që është e rëndësishme për një balancë energjetike në kushtet e krizës dhe ato jo nuk kanë ardhur këtu si rrënoja por kanë ardhur këtu si një rezultat i një pune të jashtëzakonshme këmbëngulëse diplomatike deri në nivelet më të larta.

Sepse të gjesh sot, në kushtet e krizës, të tilla struktura është e pamundur.

Pra, nuk jemi në kushtet ku na kanë ardhur ca teneqe që të tjerët i kanë sjellë këtu por jemi në kushtet kur kemi shtuar fuqi energjietike për vendin tonë dhe jemi në kushtet kur po punojmë për një strategji pavarësie energjetike të Shqipërisë, që e kemi filluar që ditën 1 të qeverisë sonë," tha ai.