Shkuan t'i shpëtojnë nga mbytja, vajzat ofendojnë rojet bregdetare
Agustin Hozha punon si roje bregdetare. Ai është certifikuar për këtë punë.
Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ai ndau eksperiencën e tij të parë në punë.
Hoxha tregoi se si dy vajzat nuk e dëgjuan kur i këshilloi të mos laheshin në zonën ku ishin dhe më pas rrezikuan të mbyteshin.
Por ajo ç’ka la shije të hidhur tek ai pasi i shpëtoi ishte reagimi i vajzave të cilat në vend që ta falenderonin i kanë thënë “injorant”.
Agust Hoxha: Ishte deti i trazuar. 2 vajza po laheshin aty ku thyhej vala. Ju thash jo aty. Aty ku punojmë ne deti është shumë i egër, me gropa. Në atë moment erdhi dhe ky(Festim Sula, roje bregdetare). Festimi më tha lëri, lëri të lahen. Dhe pastaj filluan të kerkojnë ndihmë. I shpëtuam dhe në fund na thanë injorant. Ndaj e mbaj mend ka qenë rasti i parë që punoja si i çertefikuar dhe situata ishte e tillë.
Sakaq Festim Sula shprehet se vitin e dytë të punës ka menduar ta lërë atë për shkak të ofendimeve.
Festim Sula: Vitin e dytë kam menduar dhe të largohem nga puna për shkak të ofendimeve që merrnim nga bizneset. Tani ka ndryshuar. Është vlerë e shtuar për bisneset.

