I gjelbërt, i verdhë dhe i kuq, ju tregojmë simbolet e flamujve në det
Në “Jeto me Orën” në RTV ORA ishin të ftuar dy rojet bregdetare Festim Sula dhe Agust Hoxha.
Ata treguan se cili është protokolli që ndjekin dhe sa respektohen rregullat nga njerëzit.
Festim Sula: Është bërë një punë e mirë. Në mëngjes protokollet e sigurisë. Kontrollohet bregu i detit i detit nëse ka ndonjë mjet prerës. Bëhet vendosja e flamujve. Vendoset flamur i gjelbër nëse deti është i qetë dhe lejohet notimi. I verdhë lejohet notimi por me masa parandaluese. Flamuri i kuqi është ndalimi për tu future në det. Njerëzit nuk na i respektojnë. Incidentet ndodhin më shumë në ditët kur deti është i trazuar.
Ata tregojnë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi me policinë.
Agust Hoxha: Nëse nuk kemi mbështetjen e policisë ne nuk veprojmë dot. Ka familjar që nuk të lënë tu afrohesh. Duhet të jesh shumë i qetë dhe këmbëngulës.
Sipas pushuesit duhet të zgjedhin plazhet me vrojtues plazhi.
Festim Sula: Ne sugjerojmë të zgjedhin plazhet me vrojtues plazhi se vetëm aty jeni të sigurtë. Kur ne afrohemi te personi kuptojmë nëse është i vetëdijshëm ose jo. I hedhim mjetin përkatës ku mund të kapet dhe mundohemi ti flasim ta qetësojmë.

