Operacion antidrogë dhe pastrim parash në Ibiza, dhjetëra të arrestuar mes tyre dhe shqiptarë
Një operacion antidrogë është finalizuar në Santa Gretrudis, Ibiza ditën e djeshme, ku u arrestuan disa persona, mes tyre dhe shqiptarë.
Një shqiptarë u arrestua në flagrancë brenda në shtëpi bashkë me partmeren e tij, ku iu gjetën 50 mijë euro, dy ora luksoze dhe një makinë tip Mercedes me vlerë mbi 300 mijë euro.
Sipas informacioneve nga Periódico de Ibiza dhe Formentera, operacioni është finalizuar gjatë së martës me rreth një duzinë arrestimesh. Bilanci i rezultateve edhe sekuestrimi i mijëra eurove cash, sasive të ndryshme lëndësh narkotike, automjete të shtrenjta dhe ora me vlerë
Sipas mediave spanjolle aksionet dhe kontrollet në banesa, qendra tregtare e lokale kanë zgjatur për disa orë, nga ku shumica e të arrestuarëve ishin nga Shqipëria, shkruan media spanjolle.

