Presidenti Pendarovksi kundër referendumit: Pengon integrimin evropian të vendit
Njësoj si qeveria e Kovaçevskit edhe presidenti maqedonas e kundërshton nismën e opozitës për marrëveshjen me Bullgarinë. Sipas Pendarovskit referendumi ndaë integrimin evropian të vendit dhe e krahason atë me Marrëveshjen e Prespës.
Presidenti maqedonas e ka kundërshtuar sërish idenë e opozitës për të mbajtur një referendum në lidhje me propozimin francez për marrëveshjen me Bullgarinë.
Stevo Pendarovski e konsideron iniciativën e opozitës si një hap pas në rrugën evropiane të Shkupit për sa kohë që në referendum do të diskutohet marrëveshja për fqinjësi të mirë me Sofjen.
"Nëse referendumi do të ishte i suksesshëm do të ndalonte integrimin evropian të vendit.
Nëse sfidohet Marrëveshja dypalëshe me Bullgarinë dhe integrimi evropian është njësoj sikur të sfidohet Marrëveshja e Prespës me Greqinë pa të cilën s’do jemi më në NATO. Marrëveshjet dypalëshe janë parakushtet kyçe të Bashkimit Evropian," tha ai.
Partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Hristjan Mickoski ka njoftuar se të martën do të nisë procedurat për organizimin e referendumit të detyrueshëm me qëllim anulimin e marrëveshjes me Bullgarinë sipas direktivave të Presidencës së shkuar të Bashkimit Evropian.
Çështja kryesore ka të bëjë me përfshirjen e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, si popull shtetformues.
Opozita maqedonase marrëveshjen e quan ‘tradhti kombëtare’ dhe për këtë ka iniciuar referendumin me pyetjen ‘A jeni dakord për anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë?’
Sipas së djathtës me këtë marrëveshje mohoet gjuha, identiteti dhe historia maqedonase.