Mamaja u arrestua pasi dyshohet se helmoi për vdekje rivalin e fëmijës së saj në shkollë

Një grua është arrestuar në lidhje me vdekjen e një djali 13-vjeçar, i cili thuhet se e kishte tejkaluar vajzën e saj në shkollën e tyre në Indi.

Bala Manikandan ndërroi jetë të shtunën (3 shtator) pasi piu një pije freskuese ndërsa përgatitej të performonte në veprimtarinë kulturore vjetore të shkollës të premten, në qytetin bregdetar indian jugor të Karaikal, Puducherry.

Kur ai u kthye në shtëpi atë natë, studenti, i cili thuhej se ishte në krye të klasës së tij në studime dhe aktivitete jashtëshkollore, filloi të nxirrte gjak dhe u dërgua në spital, ku më pas ndërroi jetë.

Madhan Babu, oficeri mjekësor rajonal i spitalit qeveritar, shpjegoi:

"Mjekët tanë i dhanë trajtimin e nevojshëm për helmim. Djali ishte i vetëdijshëm dhe ishte më mirë të shtunën. Ai ishte nën vëzhgim dhe ishte mbajtur në një dietë të lëngshme gjatë gjithë ditës. Ai volli natën dhe më pas u rrëzua papritmas.”

Tashmë policia ka arrestuar Sahayarani Victoria, duke e akuzuar se është paraqitur si nëna e Manikandan dhe ka shkuar në shkollë, ku thuhet se i ka kërkuar portierit që t'i dorëzojë shishet e pijes freskuese 13-vjeçarit.

Pamjet e kamerave të sigurisë treguan Viktorian duke i kërkuar portierit të merrte shishet, pas së cilës prindërit e Manikandan depozituan një ankesë në stacionin e policisë lokale.

Victoria u arrestua me dyshimin për vrasje dhe policia thotë se më vonë ajo rrëfeu se kishte përzier 'pilula laksative' në pije pasi i kishte blerë ato pa recetë nga një farmaci lokale.

Pas vdekjes së Manikandan, familja dhe të afërmit e studentit akuzuan autoritetet se nuk e trajtuan siç duhet dhe organizuan një protestë para spitalit. 

Policia e ka akuzuar Victorian për vrasje. Ajo u mbajt në paraburgim të dielën.