I gjenden armë, plumba dhe 40 kilogramë kokainë, shqiptari përfundon në prangat e policisë italiane

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.  Atij i është gjetur 40 kilogramë kokainë. Sipas autoriteteve italiane kokaina kishte vlerën e mbi 10 milionë euro.

30-vjeçari e kishte fshehur drogën brenda makinës së tij dhe në shtëpi.

Ai  u kap gjatë një kontrolli rutinë ku ju gjet 1 kilogram kokainë në  një zarf të bardhë në makinë si dhe një armë.

Më pas nga hetimet u zbulua dhe shtëpia e tij që funksiononte si një laborator droge dhe magazinë.

Sasia e kokainës së gjetur në total rezulton në mbi 40 kilogram.

30-vjeçari është arrestuar në Ancona të Italisë.

Sakaq pas hetimeve rezultoi se 30-vjeçari shqiptar ishte në kërkim nga Guardia di Finanza e Brescias