Opozita jo më e kapur, Tedi Blushi: Koha e opozitës së kapur ka marrë fund, bashkëpunim me Berishën
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi paralajmëroi nga kroca nisjen e protestave. Shkak sipas tij janë çmimet e larta dhe mungesa e mbështetjes së qeverisë.
Duke vlerësuar reagimin e kabinetit të Kosovës për paketën e ndihmës ndaj popullatës ai shtoi se në Shqipëri familjet janë braktisur.
Blushi shtoi se Partia e Lirisë është në koordinim të plotë me Partinë Demokratike, në lidhje me aksionin opozitar.
Blushi: Ka një Parti Demokratike dhe një Parti Demokratike që ka një kryetar, Sali Berishën. Koha e opozitës me kryetar të emëruar nga Edi Rama ka marrë fund. Koha e opozitës së kapur ka marrë fund, koha e opozitës që fle gjumë ka marrë fund. Opozita është e bashkuar, Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike me aleancën me qytetarët, me forcat e tjera politike që duan largimin e një orë e më p-arë të kësaj qeverie janë bashkë.
Edhe pse nuk u dha asnjë datë për protesta Blushi shtoi se shtatori do të jetë nisja e pranverës së revolucionit.
Blushi: Koha e opozitës me kryetarë të emëruar nga Edi Rama ka marrë fund. Koha e opozitës së kapur ka marrë fund, opozita është e bashkuar, PD, PL bashkë me Aleancën për Qytetarët dhe forca e tjera që duan largimin e kësaj qeverie janë bashkë. Aksioni sapo ka nisur, do të jetë një shtator i kuq flakë.
