Breshëri dëmtoi bletën, në Devoll reshjet e mëdha ulën prodhimin e mjaltit
Reshjet e mëdha të breshërit që kanë rënë muajt e fundit kanë sjellë një rezultat negative në prodhimin e mjaltit në Devoll. Atje prodhimi do të jetë deri në 40 për qind më i pakët këtë vit sipas bletërritësve të cilët thonë se për pasojë të ardhurat do të jenë më të pakëta.
Arjan Meço është një nga bletërritësit në fshatin Mançurisht të Devollit, i cili prej moshës 20-vjeçare i'a ka dedikuar jetën e tij këtij profesioni.
Arjan Meço: Ky profesion për mua është nga më të mirët.
Gazetarja e Ora News Iris Rezhda risjell në vëmendje se më 30 qershor të këtij viti rrreth 40 për qind e bletës u dëmtua nga breshëri i rëndë.
Vetë Arjani tregon sa kanë arritur këto dëme.
Arjan Meço: Këtu ra një breshër i paparë. E gjithë bleta ishte në punë, ishte lartë në mal. Nëse bleta aktive dëmtohet, prodhimi i mjaltit nuk mund të jetë. 30-40 për qind e mjaltit që mund të hynte nga ato bletë nuk hyri.
Zgjidhja e vetme e gjetur nga ai dhe bletërritësit e tjerë ishte që të prodhonin vetëm mjaltin që kishte mbetur për këtë vit.
Arjan Meço: Në bletari çdo gjë konsumohet, dylli, popolisi, poleni mjalëti.
Zona e Devollit njihet në juglindje për prodhimin e produkteve frutore, por nuk mbetet pas mjalti i cili është një nga më cilësorët në treg.


