Tronditëse! 20-vjeçari pickohet rreth 20 mijë herë nga bletët

Një 20-vjeçar i cili u pickua rreth 20,000 herë nga bletët, duke përfshirë 30 që ai gëlltiti teksa po priste një degë peme është jashtë rrezikut për jetën.

Austin Bellamy, 20 vjeç, po ndihmonte një mik të shtunën kur u përballë me sulmin e tmerrshëm të blerëve

“Ai po bënte punë në pemë për një mik dhe preu një degë peme, ku qëndronte një fole bletësh vrasëse afrikane dhe u thumbua mbi 20,000 herë dhe aktualisht është në spital."

Ajo ka bërë me dije se djali i saj aktualisht ka probleme me frymëmarrjen.

"Oksigjeni i tij vazhdon të bjerë dhe ai ende nuk mund të ecë shumë mirë ende shumë i lëkundur, por shumë nga ënjtjet janë ulur shumë," tha ajo.

Carter tha se ajo humbi mendjen kur mori vesh se çfarë kishte ndodhur me djalin e saj.

Bellamy pritet të shërohet pavarësisht dhjetëra mijëra pickimeve.

Një anëtar i Departamentit të Zjarrfikësve Ripley e shpëtoi Bellamin dhe ai u dërgua me urgjencë në spital.