Italia frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhje? Gazetarja: Janë goditur dy kompani nga sulmi kibernetik

Gazetarja e Ora News në Itali, Alba Kepi tha se në fushatën zgjedhore në Itali, kryefjalë për momentin është Rusia.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora News, me gazetarin Sebastian Zonja, Kepi tha se në orët e fundit janë kryer dy sulme kibernetike në dy kompani të mëdha të vendit.

Sipas informacioneve të gazetares, dyshohet se pas sulmeve fshihen hakerët rusë.

Sebastian Zonja: A ka një frikë te qeveritarët italianë, për një ndërhyrje ruse në zgjedhjet italiane?

Alba Kepi: Rusia është kryefjala e kësaj fushate elektorale. Edhe në orët e fundit janë kryer dy sulme hakerësh që kanë detyruar, qeverinë atë të dorëhequr dhe atë të Mario Draghi të mbledhë Këshillin e Sigurisë, pasi janë goditur dy kompani shumë të rëndësishme shumë të vendit.

Janë shërbimet iteligjente zviceriane që kanë informuar përmes mediave se mjaftë hakera rusë mbështeten në serverët zvicerianë, për faktin se platforma juridike zviceriane ja lejon, për të sulmuar Italinë për të shpërndarë këto informacione dhe për të goditur të majtën italiane.