Gjermania përgjigjet pas ndërprerjes së Nord Stream: Luftë psikologjike nga rusët, por ne jemi të përgatitur
Një përgjigje e ftohtë, por e mprehtë u dha nga Gjermania pas njoftimit nga Rusia për një bllokim të ri të Nord Stream 1, e cila po i tërheq fijet me manovra që ngrenë termometrin diplomatik.
Me rastin e masës së re të Kremlinit, Berlini po fokusohet në ruajtjen dhe kursimin e gazit natyror të lëngshëm, ndërsa në të njëjtën kohë flet për luftë psikologjike nga Moska.
Rregullatori gjerman i gazit tha se vendi tani është më i përgatitur për një ndërprerje të furnizimit nga Rusia, por u bëri thirrje qytetarëve dhe kompanive të kufizojnë konsumin pasi Gazprom njoftoi se gazsjellësi Nord Stream 1do të qëndrojë i mbyllur për momentin.
"Me vendimin e Rusisë për të mos lejuar aktualisht rrjedhjen e gazit përmes terminaleve Nord Stream 1, LNG, nivelet e depozitimit të lidhur dhe kursimet e konsiderueshme bëhen edhe më të rëndësishme ," shkroi Klaus Müller në Twitter, presidenti i Bundesnetzagentur.
"Është mirë që Gjermania tani është më mirë e përgatitur, por tani kjo varet nga secili prej nesh," shtoi ai.
Gazsjellësi Nord Stream 1, i cili kalon në Detin Baltik dhe furnizon Gjermaninë dhe vendet e tjera, do të rihapej nesër pas një mbylljeje tre-ditore për mirëmbajtje.
Por Gazprom, i cili ka një monopol në eksportet e gazit nga Rusia, tha më herët se nuk mund të rifillonte dërgesat derisa të riparohej një rrjedhje e vajit të motorit e gjetur në një turbinë.
Ai nuk dha një afat kohor se kur mund të përfundojë riparimi.
"Kjo është pjesë e luftës psikologjike të Rusisë kundër nesh ," shkroi në Twitter Michael Roth, kreu i komitetit të punëve të jashtme të parlamentit gjerman.
Depozitat e magazinimit të gazit natyror në Gjermani janë plot 85%.
Berlini vlerëson se objektivi për të qenë plot 95% deri më 1 nëntor do të jetë i vështirë për t'u arritur nëse kompanitë dhe familjet nuk ulin konsumin e karburantit.
BE në tërësi e ka tejkaluar tashmë objektivin e mbushjes së rezervuarëve me 80% deri më 1 tetor.
