Itali, trafikanti i drogës shtiret si invalid: Qeni zbulon se në karrocë kishte fshehur 13 kg kokainë

Një trafikant ndërkombëtar droge u arrestua në aeroportin e Malpensës (Varese).

Burri, një spanjoll 30-vjeçar nga Republika Domenikane, ai u shtir si invalid, i kompletuar me një karrocë me rrota në të cilën ishin fshehur 13 kg kokainë.

Ai u kap nga hunda e “detektivit" Crai, qenit të njësisë së qenve të Fiamme Gialle.

Droga do ti sillte gati një milion e gjysmë euro fitim, nëse do të ishte nxjerrë në treg.

Pavarësisht një momenti të parë sikleti të kuptueshëm, nisur nga situata, agjentët bllokuan korrierin dhe mashtruesin e drogës, falë këmbënguljes së qenit.

Shoqëruesi i linjës ajrore, i caktuar për të ndihmuar tridhjetë vjeçarin, i shtangur, u largua mënjanë, ndërsa burri vazhdoi të luante keq "invaliditetin" e tij, derisa agjentët canë mbushjen e karriges me rrota dhe nxorën nga aty kokainën e pastër.

Në atë moment trafikanti u ngrit në këmbë duke i dhënë fund inskenimit.

I arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, ai u dërgua në burgun në Busto Arsizio (Varese).