Revolucioni në Twitter: Vjen butoni për të redaktuar cicërimat

Butoni i redaktimit të një postimi në Twitter më në fund është rrugës, bën me dije një njoftim në Twitter të enjten, 1 shtator.

Funksioni i ri aktualisht është duke u testuar, por do të shtrihet tek përdoruesit me një kontroll blu në javët e ardhshme. 

Butoni "edit" do t'ju lejojë të ndryshoni tekstin e një tweet-i edhe pas publikimit të tij, një opsion që deri tani është refuzuar.

Prezantimi i funksionit ishte kërkuar prej shumë vitesh nga përdoruesit, aq sa u bë objekt memesh apo shakash. 

Në janar të vitit 2020, Jack Dorsey, ish-CEO i Twitter, shpjegoi se shtimi i korrigjimit në tweet mund të lehtësojë përdorimet "me qëllim të keq" për të mashtruar përdoruesit.

Tweet-et tani mund të modifikohen disa herë për një maksimum prej 30 minutash pas publikimit të parë, një ikonë do ta bëjë të qartë ndryshimin. 

Përdoruesit do të mund të klikojnë në butonin "Ndrysho historia" për të parë versionet e mëparshme. Funksioni do të jetë i disponueshëm deri në fund të muajit vetëm për përdoruesit e Twitter blu, shërbim që ofron përmbajtje me pagesë.