Karburanti "lule mos më prek", gjermanja merr makinën e djalit të vogël…të paktën deri në oborr
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2022, 22:07
Çmimet e karburantit kanë shpërthyer. Shoferët e Gjermanisë duhet të furnizohen sërish me karburant të shtrenjtë. Një "mënyrë alternative transporti" po shkakton tani klikime dhe të qeshura në internet.
Nëna e dy fëmijëve, Nathalie Hirneise, 34 vjeçe, la makinën e saj dhe doli nga garazhi me makinën e djalit Mika 5 vjeç.
View this post on Instagram
“Ideja për videon më lindi teksa po mbushja makinën. E godet nervin e njerëzve”, thotë ajo.
Në video, Hirneise shkruan: "Që tani e tutje do të marr Bobbycar & Co për të ecur përpara... pyetja e vetme është nëse do të arrij ndonjëherë në destinacionin tim dhe gëzimi zgjat vetëm deri në faturën tjetër."


