E pabesueshme! Momenti kur peshkaqeni kërcen nga deti në kuvertën e anijes (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në brigjet e e Massachusetts, ku një peshkaqen nga deti ka kërcyer në një anije e cila kishte dalë për peshkim.

Në një video e cila është bërë virale, shihet momenti kur peshkaqeni futet papritmas në kuvertën e anijes duke tmerruar peshkatarët të cilët po peshkonin të qetë.

'Oh f***' njëri nga burrat dëgjohet duke bërtitur ndërsa peshkaqeni dukej se kishte goditur një burrë tjetër.

Të dy burrat u larguan menjëherë duke u futur brenda anijes, ndërkohë peshkaqeni fillimisht mbeti në bord për t’u hedhur pastaj në ujë.

E pabesueshme! Momenti kur peshkaqeni kërcen nga deti në kuvertën

'Një eksperiencë e tillë ndodh një herë në jetë!' Shkruan në Facebook Sea Ventures Charters.

Sea Ventures Charters konfirmoi se askush nuk u lëndua.