VIDEO/ Rëndohet gjendja shëndetësore e Putin? Presidenti i Rusisë lëviz në mënyrë të pakontrolluar këmbët

Shëndeti i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është kthyer sërish në vëmendjen e mediave.

Së fundmi në media është publikuar një video ku është kapur momenti që Vladimir Putin, lëvizë në gjendje të pakontrolluar këmbët e tij.

Gjatë një takimi me fëmijët e shkollave në Kaliningrad, Putin tregoi shenja të mëtejshme të shëndetit të tij të përkeqësuar.

Gjatë fjalimit propagandistik për fëmijë, udhëheqësi i Kremlinit lëviz këmbët në mënyrë të vazhdueshme në karrigen e tij.

Ndërkohë ashtu siç raportohet, Putin kishte urdhëruar secilin prej fëmijëve me arritje të larta në shkollë të karantinoheshin nga Covid për dy javë përpara takimit në Kaliningrad.