Ishin duke diskutuar për sigurinë nga tërmeti, lëkundet live Parlamenti i Lihtenshtajnit
Një tërmet është ndjerë nga deputetët e Lihtenshtajnit teksa po diskutonin nëse kombi i vogël europian duhet të mandatojë sigurime në rast tërmetesh.
Gjatë momentit të diskutimit të deputetëve 2 tërmete janë ndjerë në ndërtesë.
I pari, i matur me magnitudë 2.4 ballë, ishte i vogël. Ligjvënësja e FBP-së, Bettina Petzold-Mähr, e cila ishte kishte folur, u pa duke buzëqeshur si reagim ndaj tërmetit.
Goditja e dytë, e matur me magnitudë 3.9, ishte më e madhe, gjë që bëri që Presidenti i Landtag, Albert Frick, të ndalonte përkohësisht seancën dhe të evakuonte dhomën.
Policia e Lihtenshtajnit tha në një deklaratë se ata morën një numër të madh telefonatash nga qytetarë të shqetësuar pas tërmeteve, por se deri më tani nuk ka raportime për lëndime ose dëme materiale.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti më i madh goditi me një epiqendër rreth 19 kilometra në jug të qytetit austriak Dornbirn.
